Pas thirrjes nga IKSHPK-ja, vaksinimi i fëmijëve po bëhet edhe në kohën e pandemisë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Procesi i vaksinimit të rregullt të fëmijëve i është kthyer normalitetit pas zbutjes së masave kundër Coronavirusit.

Në Komunën e Obiliqit tashmë shumica e fëmijëve janë vaksinuar kundër sëmundjeve ngjitëse.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të kësaj komune vaksinimi po bëhet në një objekt të veçantë, si masë kundër përhapjes së virusit COVID-19, raporton KOHA.

Kjo qendër planifikon që vaksinimin ta vazhdojë edhe nëpër fshatra përmes ekipeve mobile.
Ndaras nga shërbimet e tjera, vaksinimi po vazhdon edhe nëpër qendrat mjekësore familjare të Prishtinës.

Deri më tani në kryeqytet këtë obligim shëndetësor e kanë kryer afro 1 mijë fëmijë.

Ky proces ishte ndërprerë rreth 1 muaj e gjysmë më parë për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë.

Të ngjashme