Pas vjedhjes sulmojnë policët, njëri nga të dyshuarit në QKUK

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Një vjedhje ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ankuesi ka informuar Policinë se ka vërejtur dy persona të dyshuar meshkuj duke vjedhur në arkën e lokalit të tij.

Policia ka reaguar dhe në vendin e ngjarjes ka hasur në të dyshuarit të cilët i kanë sulmuar zyrtarët policorë, përderisa forcë e domosdoshme është përdorur për vendosjen nën kontroll të situatës.

Një i dyshuar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit të involvuar i është caktuar masa e ndalimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme