Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim që ta ndalojë posedimin e telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit dhe pjesës tjetër të stafit. Bulliqi tregoi në Facebook se vendimi vlen për ambientet e “institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës”. “Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe […]
Pas vrasjes së 18-vjeçarit, Bulliqi ndalon telefonat në shkolla për nxënësit dhe mësimdhënësit

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim që ta ndalojë posedimin e telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit dhe pjesës tjetër të stafit.
Bulliqi tregoi në Facebook se vendimi vlen për ambientet e “institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës”.
“Bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot kam marrë vendim për ndalimin e posedimit të telefonit gjatë procesit mësimor nga nxënësit, mësimdhënësit, stafi profesional dhe punëtorët tjerë në mjediset – ambientet e institucioneve edukative-arsimore para universitar në Komunën e Podujevës. ❌?”, shkroi ai.
“Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdesen Drejtoria e Arsimit dhe Drejtorët e institucioneve të arsimit para universitar”, shtoi Bulliqi.
Vendimi hyn në fuqi nga data 1 shkurti











