Pasi theu rekord në Instagram, Billie Eilish shfaqet e veshur firmato

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Artistja e njohur, Billie Eilish, është ndër personazhet që eksperimenton ndonëse më së shumti me paraqitjet e saj.

Nga flokët me ngjyrë të gjelbër, bukuroshja i bëri ato bionde, duke thyer rekord të pëlqimeve në rrjetin social Instagram, shkruan Daily Mail.

Ditën e djeshme (e mërkurë) ajo pati rastin që të shpërndajë edhe disa fotografi të tjera, ku mori vëmendje të madhe.

Billie u shfaq me plot stil, teksa në secilin detaj vëreheshin gjërat firmato, të cilat i zgjodhi për këtë dukje.

19-vjeçarja posedon rreth 79.6 milionë ndjekës, të cilët e përkrahin vazhdimisht në secilin hap të jetës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme