Ekonomia Online
FUNDIT

“Pastrimi” largon sasi të mëdha mbeturinash në Prishtinë, paralajmëron gjoba deri në 500 euro për ndotësit

“Pastrimi” largon sasi të mëdha mbeturinash në Prishtinë, paralajmëron gjoba deri në 500 euro për ndotësit

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A ka bërë të ditur se gjatë natës së kaluar, në ndërrimin e tretë, ekipet e saj operative kanë grumbulluar sasi të konsiderueshme të mbeturinave vëllimore nga disa lagje të Kryeqytetit. Sipas kompanisë, aksioni për pastrimin dhe largimin e mbeturinave do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, me synim […]

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A ka bërë të ditur se gjatë natës së kaluar, në ndërrimin e tretë, ekipet e saj operative kanë grumbulluar sasi të konsiderueshme të mbeturinave vëllimore nga disa lagje të Kryeqytetit.

Sipas kompanisë, aksioni për pastrimin dhe largimin e mbeturinave do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, me synim ruajtjen e pastërtisë dhe rendit në hapësirat publike. Po ashtu, nga KRM “Pastrimi” u është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara, duke rikujtuar se për ndotësit parashihet gjobë deri në 500 euro.

“KUJDES! 500 EURO është gjoba për hedhësit e mbeturinave në hapësira publike”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Nga kompania theksohet se kërkohet bashkëpunim më i madh nga qytetarët për mbajtjen e qytetit të pastër dhe respektimin e rregullave të menaxhimit të mbeturinave.

Të ngjashme