Patozi kundër Bashës: Nuk është Tahiri armiku po je ti

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 18:41 | Nga

Kritiku më i madh i Lulzim Bashës, Astrit Patozi është shprehur se të harrojmë Tahirin pasi armiku është dikush tjetër.

Sipas demokratit Patozi, armiku është Lulzim Basha.

Statusi i plotë:

HARROJENI TAHIRIN, ARMIKU ËSHTË TJETËR…
Ne mendonim se Lulzim Basha po i mbledh njerëzit këto ditë për t’i organizuar kundër qeverisë, sidomos tani që çështja “Tahiri” i ka rënë opozitës si dhuratë nga qielli. Që në mos e rrëzoftë dot, të paktën t’ia bëjë jetën e vështirë Edi Ramës.

Por edhe pse qeveria është me brekë nëpër këmbë dhe po përpëlitet, këta e paskan hallin në vend tjetër.

Ndiqni raportimet e shtypit për mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Shqetësimi nuk qenka, as droga, dhe as lidhjet e politikës me krimin, por si ta pastrojmë edhe më shumë partinë nga armiku i brendshëm. Pushka top ju bëftë, o trima!

Takova sot një deputet të listës “Basha” dhe i thashë me shaka se qeverinë edhe mund ta rrëzoni, kurse ne “armiqve” nuk na bëni dot gjë më. Sepse nuk keni nga çfarë të na shkarkoni. Vetëm burgu dhe vdekja kanë ngelur, por ato, për fat, nuk i ka në dorë Lulzim Basha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme