Patriarku i Rusisë të shtunën nis vizitën treditore në Shqipëri

Patriarch Kirill I of Moscow
Prishtinë | 26 Pri 2018 | 13:48 | Nga

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kiril, do të mbërrijë të shtunën më 28 prill, për një vizitë treditore në Shqipëri, për të cilën janë marrë masa të forta sigurie.

Raportohet se së bashku me të nga Rusia, do udhëtojnë dhe njësi speciale ruse, që do garantojnë sigurinë e tij.

Njësitë speciale ruse, janë pjesë e stafit të sigurisë së Kirill në çdo vend të botës që ai viziton.

Duhet theksuar se Kirill për nga rëndësia konsiderohet në rang të barabartë me krerët botërorë të feve si Papa i Romës, apo Patriarku i Stambollit, dhe nisur nga ky fakt dhe shërbimet e sigurisë në Shqipëri kanë marrë një sërë masash për të parandaluar çdo ngjarje të pakëndshme, gjatë vizitës tre ditore të Kirill në Shqipëri.

Struktura të antiterrorist pranë Policisë së Shtetit, Garda e Republikës dhe agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror, gjatë kësaj jave janë angazhuar në një sërë detyra operative, për të lokalizuar dhe mbajtur në vëzhgim elementë kriminale, dhe me prirje radikale, raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme