Ekonomia Online
FUNDIT

Patriot Behrami mbetet pa medalje në Minsk

Patriot Behrami mbetet pa medalje në Minsk

Boksieri nga Kosova, Patriot Behrami, mbetet pa medalje në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”. Patrioti nuk ka arritur të kaloj pengesën e quajtur Lorenzo Sotomayor. Behrami dha maksimumin, por vendimi i gjyqtarëve ishte në të mire të kundërshtarit. 19 vjeçari tregoi se është shpresë e madhe për boksin kosovar. Ai arriti të hyjë në mesin e […]

Boksieri nga Kosova, Patriot Behrami, mbetet pa medalje në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Patrioti nuk ka arritur të kaloj pengesën e quajtur Lorenzo Sotomayor.

Behrami dha maksimumin, por vendimi i gjyqtarëve ishte në të mire të kundërshtarit.

19 vjeçari tregoi se është shpresë e madhe për boksin kosovar.

Ai arriti të hyjë në mesin e tetë boksierëve më të mire në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Në ndërkohë Lorenzo Sotomayor, ishte nënkampion në lojërat olimpike “Rio 2016” dhe kampion aktual i Lojërave Evropiane “Baku 2015”.

Të ngjashme