Pavarësisht rrezikut, mijëra refugjatë sirianë kthehen në atdhe

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Ibrahim Hamad-i sapo është kthyer në shtëpinë e tij në Siri nga Turqia për herë të parë pas pesë vjetësh. Ai thotë se është i lumtur që shtëpia e tij ka shpëtuar nga luftimet e ashpra që janë zhvilluar më parë në këtë zonë.

Shumë gjëra kanë ndryshuar në qytezën kufitare siriane, Tal Abyad. Në vendlindjen e Hamad-it kanë luftuar opozita siriane, Shteti Islamik, forcat kurde, forcat turke dhe rebelët sirianë.

“Vendosa të kthehem për shkak se shtëpia ime nuk ishte shkatërruar dhe në të ende ka mobilie që nuk janë vjedhur”, thotë burri 35 vjeç. “Po përpiqem ta gjej një vend pune tash. Kam dëgjuar se shkollat do të hapen së shpejti. Shpresoj që të jetë kështu, sepse fëmijët e mi janë shkollë fillore dhe dua që ata ta vazhdojnë shkollimin”, shtoi ai.

Hamad-i dhe familja e tij ishin larguar nga Siria në vitin 2014 dhe tashmë janë kthyer në vendlindje nga Sanliurfa e Turqisë në mënyrë vullnetare. Megjithatë, vëzhguesit e të drejtave të njeriut besojnë se ata që po kthehen vullnetarisht janë pakicë dhe se zona e cilësuar si e sigurt nga presidenti turk, Rexhep Erdogan, është gjithçka tjetër, përpos zonë e sigurt.

Disa ditë më parë, lideri turk tha në Forumin Botëror të Refugjatëve në Gjenevë se 371 mijë sirianë tashmë kanë vendosur të largohen nga Turqia dhe të vendosen në brezin e gjerë 32 kilometra mes qytezave Ras al-Ayn dhe Tal Abyad, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Megjithatë, ky rajon ende nuk është plotësisht i sigurt. Pavarësisht armëpushimit të arritur me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, luftimet sporadike, bombardimet dhe shpërthimet e mjeteve plasëse janë duke vazhdua

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme