PD-ja kërkon më shumë teste, Rama: Po ia fut kot, Qeveria nuk vendos për këtë

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike në Shqipëri kërkon të realizohen më shumë testime për Coronavirus, në mënyrë që të jetë më e qartë situata e personave të prekur, e cila do të ndihmonte më pas edhe në luftën ndaj virusit.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në Teitter, ku shkruan se numrin e testimeve nuk e vendos qeveria.

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot. PIKË!”, shkruan Rama.

Të ngjashme