Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart procesin zgjedhor në Komunën e Drenasit, i cili ka kaluar qetë dhe pa asnjë incident.
Partia Demokratike e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit për daljen masive dhe për kulturën e lartë të treguar në këtë proces zgjedhor.
Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë komisionerët, vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë dhe organet e sigurisë, që tani pas mbylljes së procesit zgjedhor ta ruajnë dhe ta monitorojnë me kujdes numërimin e votave, për të përmbyllur kështu me sukses zgjedhjet në Komunën e Drenasit.