Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren dhe kandidati për kryetar komune, Shaqir Totaj, falenderojnë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e treguar në procesin zgjedhor.
PDK i falenderon të gjithë përkrahësit që i besuan sot me votën e tyre, z. Shaqir Totajt, për kryetar komune dhe projektit të tij.
Rezultati zgjedhor për Prizrenin është shumë i ngushtë dhe si i tillë është në favor të PDK-së. Prandaj, këto rezultate preliminare do të finalizohen pas disa ditësh kur të numërohen edhe mbi 1500 vota me kusht, të cilat PDK beson se mbi 70% prej tyre janë të demokratëve të saj.
PDK u bën thirrje votuesve të saj që të tregojnë qytetari dhe të presin finalizimin e rezultateve për garën e Prizrenit në 5 ditët e ardhshme.