PDK iu përgjigjet akuzave të LDK-së për kopjim, keni mbetur në periferi

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 17:40 | Nga

Dega e PDK-së në Prishtinë ka shprehur keqardhjen “për nivelin në të cilin ka degraduar Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila e mbetur tërësisht periferike, sot na akuzoi pa kurrfarë baze për kopjim programi”.

PDK thotë se kandidati i tyre Lirak Çelaj e kishte shpalosur Programin e tij qysh më 18 shtator 2017, në Klan Kosova, në mbrëmjen e parë të hapjes së debateve në emisionin “Zgjedhjet Lokale”, shumë para LDK-së.

PDK thekson se programi i tyre për Prishtinën ka dinamikën e jetës së qytetarit: “I Shpejtë, i Sigurt, i Ngrohtë, Gjallëron 24 orë, ka Prishtinën për Destinacion, Parandalon, është i Dijes dhe e njeh Teknologjinë”.

“Ne edhe mund ta kuptojnë LDK-në për shkak të frikës që e ka kapluar, të cilën tash po e shpërfaq duke u munduar t’i demonizojë me çdo kusht kundërshtarët politikë. Por, me adresimin e këtyre akuzave demode, të cilat vetëm për LDK-në mund të jenë interesante, po tregon që fare nuk ka evoluar”, thueht në reagimin e kësaj dege.

PDK-ja e Prishtinës mbetet e përkushtuar që të shpalos programin e saj para qytetarëve, me të cilin synojmë të ofrojmë zgjidhje për problemet e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme