Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë akuzojnë qeverisjen aktuale të kësaj komunë të udhëhequr nga Agim Veliu (LDK) së në komunën e Podujevës, arsimit goditjen më të madhe ia ka dhënë udhëheqja aktuale komunale, e cila jo vetëm që e ka politizuar në tërësi këtë fushë përmes emërimit të aktivistëve të saj për drejtor, por edhe duke emëruar të tillë që nuk janë në nivelin e moralit shoqëroro-edukativ, për një detyrë të tillë.
“Një gje e tillë është thënë vazhdimisht, edhe më herët nga grupi i këshilltarëve të degës së PDK-së në Kuvendin Komunal të Podujevës. Por siç duket kjo veç sa i ka trimërua zyrtarët aktualë, që në shumë shkolla të mbajnë ushtrues detyre të drejtoreve dhe duke i shantazhuar ata, se nuk do të zgjidhen në këtë post, nëse nuk i përmbushin kuotat e kërkuara të aktivitetit të tyre politik në favor të partisë që mban pushtetin në Podujevë”, thuhet në reagimin e PDK-së në Podujevë.
“Ky shëmtim i arsimit veç është kuptuar nga qytetarët dhe elektorati, andaj ndëshkimi për këto deformime të rënda do të pasojë tani në zgjedhjet që janë në horizont dhe të cilat do të ndajnë shapi nga sheqeri. Këtë do ta bëjë qytetari i ndërgjegjshëm llapjan, i cili mendon dhe reflekton për brezin dhe ardhmërinë e tij”, thuhet në reagim.