Partneri i LDK-së në koalicionin qeverisës në Pejë, PDK, ka emëruar drejtorët për 4 drejtoritë komunale, që do t’i drejtojë ky subjekt në këtë mandat. Ky subjekt ka bashkëqeverisur Pejën me LDK-në edhe në mandatin e kaluar, kur gjithashtu udhëhiqte katër drejtori komunale.
Me marrëveshjen e nënshkruar nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe kryetari i Degës së PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, PDK-ja ka marrë sërish në drejtim tri drejtoritë që i ka pasur edhe në mandatin e kaluar. Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Urbanizmit dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, shkruan sot Koha Ditore.
Mandatin e kaluar PDK-ja e ka drejtuar edhe Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, por këtë herë në vend të saj e kanë kërkuar dhe e ka marrë Drejtorinë e Inspektoratit.