PDK-ja ia pamundëson fjalimin ministres Haxhiu

Prishtinë | 28 Pri 2022 | 11:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Derisa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po fliste në Kuvendin e Kosovës, deputetët e opozitës kanë filluar të godasin tavolinat e seancës së Kuvendit të Kosovës.

Opozita këtë reagim e pati pasi ministrja Haxhiu nisi të deklarohet lidhur me çështjen e Komisionit Hetimor për Energjinë në Kosovë.

Pavarësisht kërkesës së kryekuvendarit, Galuk Konjufcca që të ndërpritet fjala derisa ata të qetësohen, opozitarët kanë vazhduar me reagimin e tyre.

Nga foltorja, Haxhiu i kërkoi për qetësi, derisa i tha të mos shqetësohet.

“A mundesh me u qetësu të lutem? S’keni të drejtë m’i thanë mbylle ministres së Drejtësisë dhe askujt tjetër, pse po shqetësohesh? Për shkak të atyre shurdhuesve apo çka tjetër?”.

Të ngjashme