Emërimi i Drin Sadikajt në postin e drejtorit të Kulturës, ka nxitur reagime brenda degës së PDK-së në Istog. Drejtori i sapoemëruar është kushëriri i parë i Beqir Sadikajt, i cili ishte kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Istogut në zgjedhjet lokale vjeshtën e kaluar.
Sipas koordinatorit të degës së PDK-së në Istog, Gojart Lubeniqi, Beqir Sadikaj ishte vetëm ushtrues detyre i kryetarit të degës së PDK-së, deri më 1 korrik, kur Këshilli Drejtues i Degës së PDK-së, në mbledhje të jashtëzakonshme e ka liruar nga angazhimet në degë atë dhe anëtarët e kryesisë së degës, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tij, për emërimin e Drinit në këtë post, askush në degë nuk ka qenë në dijeni.