PDK: Ja kush është ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 19:17 | Nga

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, qysh prej vitit 2006 ka qenë njeri prej njerëzve më të afërt të ish-liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, tash president i vendit, shkruan në tekstin e PDK-së.

I diplomuar në Shkenca Politike, Tahiri angazhimin e tij politik e kishte nisur kur PDK-ja ishte në opozitë dhe deri në vitin 2008 kishte shërbyer vetëm si këshilltar i kryetarit të PDK-së.

Kur PDK-ja kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe Thaçi ishte bërë kryeministër, gjatë viteve 2008-2014, ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kishte shërbyer si shef i kabinetit të ish-kryeministrit Thaçi.

Edhe pas marrëveshjes me LDK-në, kur Thaçi për ta zhbllokuar ngërçin politik gjashtëmujor kishte bërë Isa Mustafën kryeministër, Tahiri kishte shërbyer sërish si shef i kabinetit të Thaçit si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i MPJ-së.

Ndërsa, prej kur ai ka marrë mandatin e Presidentit të Republikës së Kosovës e deri më sot, Tahiri ka shërbyer si këshilltar i lartë politik i tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme