Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhje të kryesisë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, raporton Ekonomia Online.
Zyrtarë të lartë të PDK-së kanë mbërritur në selinë e partitë.
Më herët gjatë ditës, kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se më nuk janë pjesë e koalicionit LAA.
Pacolli nuk pohoi se do t’i bashkohet koalicionit PAN, por deklaroi se sot do të takohet me Ramush Haradinajn, kandidatin e PAN-it për kryeministër.