Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës sot në ora 10:00 do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bisedohet për zhvillimet e fundit në vend, bëjnë të ditur burimet e lajmi.net brenda PDK-së.
Mbledhja do të mbahet në të njëjtën kohë kur është caktuar të mbahet edhe seanca për konstituimin e Kuvendit në të cilën koalicioni PAN mbrëmë në një takim në mesnatë vendosi përfundimisht ta bojkotojë atë.