Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Prishtinë përmes një konference për medie ka kërkuar që Trafiku Uran të jetë falas deri muajin mars të viti tjetër, raporton Ekonomia Online.
Asamblisti i PDK-së Leutrim Retkoceri, i bëri thirrje kryetarit të kryeqytetit që të fillojë procedurat që ky propozim të jetësohet.
Ai ka shtuar më tej se edhe ideja që transporti të jetë falas për muajin dhjetor ka qenë e kësaj partie, për çka edhe ka falënderuar kolegët që e votuan për nismë.
“Falënderoj qytetarët e Prishtinës ë cilën e kanë mirëpritur këtë vendim dhe poashtu kuvendin dhe të gjitha subjektet politike të cilët e kanë votuar këtë propozim të PDK-së. Ne si grup kemi propozuar që trafiku urban të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët e Prishtinës për 4 muaj deri në muajin mars”.
“E kemi parë një qëndrim të komunës sepse nuk është paraparë që në vitin 2020 të ketë linjë për këtë çështje. Dhe unë sot nga këtu i bëjë thirrje kryetarit që të vë të gjitha procedurat në zbatim që në vitin 2021 të futet edhe një linjë e tillë sepse do ti ndihmojë qytetarët që t’i kursejë nga pagesa dhe do të ndikojë në uljen e ajrit dhe më shumë fluksi i makinave”.
“Është kërkesë e jona që vendimi të jetë i plotë që lirimi i qytetarëve nga pagesa të jetë për 4 muaj. Fillimisht është ide e mirë që ka filluar së zbatuari dhe qytetarët janë duke e shfrytëzuar trafikun urban pa pagesë”.
Nga e marta të gjithë autobusët e Trafikut Urban do të jenë falas për të gjithë qytetarët, ka bërë të ditur kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.