PDK-ja ende e pavendosur për emrat e ministrave të saj

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 14:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbledhja e mbledhja e kryesisë së PDK-së e paraparë të mbahej në orën 14:00 është shtyrë për në orën 15:30.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie, njëherë edhe nënkryetari i i Kuvendit, Xhavit Halitit ka thënë se pasdite do t’i kenë të gjithë emrat e ministrave, raporton Ekonomia Online.

“Jo ende nuk i kemi vendos emrat. Po besoj që gjatë pasdites emrat do të jenë publike dhe zyrtarisht.
Kandidatura ka mjaft por lista përfundimtare do të jetë gati shumë shpejtë”.

I pyetur se a do të marrë pjesë Lista Serb enë seancë, pasi këta të fundit janë në një takim në Beograd, Haliti tha se nuk ka as një raport me ta, por ai vet e di që do të jetë ne seancë e jashtëzakonshme kur pritet votimi i qeverisë në orën 16.

“Si nënkryetar i Kuvendit ka seancë ne ora 16:00 kush vjen kush nuk vjen është punë e tyre”.

Përderisa Nisma për Kosovën ka vendosur emrat e tre ministrave të saj në Qeverinë Haradinaj, pas një mbledhje të gjatë që Kryesia e ka mbajtur sot.

Bajram Hasani do të jetë ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Shyqiri Bytyqi pritet të jetë ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale do të jetë Skendër Reçica.

Hasani dhe Bytyqi janë dhe kandidatë të Nismës për kryetarë të komunave, në Gjilan dhe Prishtinë.

Nismës i takon edhe posti i zv-kryeministrit, që do ta ushtrojë Fatmir Limaj.

Edhe AAK-ja ka vendosur kush do të jetë pjesë e qeverisë së re. Pal Lekaj do të udhëheq ministrinë e Infrastrukturës, ndërsa Rrustem Berisha atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kurse nga AKR-ja Flamur Sefaj do të drejtojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, Albena Reshitaj do të jetë Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa Valdrin Uka do të drejtojë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Lista Serbe ka vendosur për emrat e ministrave të vet, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Ivan Teodosijeviq, i cili ka udhëhequr këtë ministri që nga mandati i kaluar.

Ministri për Kthim dhe Komunitete do të vazhdojë të jetë Dalibor Jevtiq, i cili në tri mandate ka drejtuar këtë ministri, ndërsa ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Nenad Rikalo, e që aktualisht është anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të ngjashme