Dega e PDK-së, në Prizren ka bërë një reagim për Klubin Futbollistik “Liria”, për të cilën dikur ishte krenaria e kësaj komune.
Sipas tyre, klubi “Liria”, sot është shndërruar në marren e Prizrenit.
“Në vend se të gjithë të fokusohemi në angazhimet, për të ngritur klubin dhe për të kthyer aty ku e ka vendin, sot nga njerëz të papërgjegjshëm, rrjedhin propozime me premisa tragji- komike, për t’ia ndryshuar emrin stadiumit të qytetit të Prizrenit. Apo ndoshta individë të caktuar, që iniciuan këtë propozim dhe që së fundmi hapën këtë debat të panevojshëm, tentojnë që të tërheqin vëmendjen nga problemet e mëdha reale te K.F. “Liria” ku pas ndërhyrjeve brutale politike nga koalicioni qeverisës i udhëhequr nga VV, ky propozim, është bërë me qëllim, për të fundosur përfundimisht klubin ikonik të Prizrenit. Problemet e sportit nuk zgjidhen përmes manovrimeve të tilla”, thuhet në reagim.
Ky është reagimi i plotë:
Ka kohë që Klubi Futbollistik “Liria”, nga dikur që ishte krenaria e Prizrenit, sot është shndërruar, ndoshta nuk është e tepërt të thuhet në marren e Prizrenit. Në vend se të gjithë të fokusohemi në angazhimet, për të ngritur klubin dhe për të kthyer aty ku e ka vendin, sot nga njerëz të papërgjegjshëm, rrjedhin propozime me premisa tragji- komike, për t’ia ndryshuar emrin stadiumit të qytetit të Prizrenit. Apo ndoshta individë të caktuar, që iniciuan këtë propozim dhe që së fundmi hapën këtë debat të panevojshëm, tentojnë që të tërheqin vëmendjen nga problemet e mëdha reale te K.F. “Liria” ku pas ndërhyrjeve brutale politike nga koalicioni qeverisës i udhëhequr nga VV, ky propozim, është bërë me qëllim, për të fundosur përfundimisht klubin ikonik të Prizrenit. Problemet e sportit nuk zgjidhen përmes manovrimeve të tilla. K.F. “Liria” duhet të ketë vëmendjen serioze dhe klubin ta udhëheqin ata, që me potencialin e tyre për menaxhim të sportit, mund t'a kthejnë klubin në krye të tabelës në Superligë. Emri i Përparim Thaçit, një djaloshi, një sportisti të pasionuar, por edhe të një atdhetari të dalluar, i cili kontribuoi, atëherë kur vendi kishte më së shumti nevojë, në asnjë mënyrë, nuk mund të jetë temë për t’u diskutuar, për ndryshim të emrit të stadiumit të qytetit të Prizrenit, sepse qytetarët e komunës sonë, krenohen në të gjithë Kosovën me këtë emër, pra me emrin e stadiumit të qytetit të Prizrenit “Përparim Thaçi”. PDK-Dega Prizren