Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për murin në Mitrovicë.
Konferenca mbahet në orën 14:00.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, duke parë zhvillimet e fundit në Mitrovicë, përkatësisht hezitimin e organeve kompetente që ta rrënojnë Murin e ndarjes dhe në anën tjetër marrëveshjet e fshehta që Muri të mbetet në formën e shkallëve, ne Partia Demokratike e Kosovës thërrasim Konferencë të jashtëzakonshme për media”
“Ju ftojmë të jeni prezent t’i dëgjoni argumentet dhe faktet tona me pengesat dhe bisedimet e fshehta që po bëhen për çështjen e Murit”, thuhet në një njoftim për media të kësaj parti.