Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka ndërruar kandidatin për kryetar të Gjakovës për të cilin pozicion ditë më parë e publikoi emrin e Hajdar Beqës.
Sipas burimeve të Indeksonline, PDK-ja ka vendosur që Ramadan Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Gjakovës, i cili më parë ka ushtruar detyrën e nënkryetarit të komunës.
Ndërkaq Hajdar Beqa do të vazhdoj mandatin e tij të dytë si deputet në Kuvendin e Kosovës.