Partia Demokratike e Kosovës, dega Mitrovicë është e bindur në pafajësinë e kreu të shtetit Hashim Thaçi dhe atij të PDK-së, Kadri Veseli, pas publikimit të akuzës ndaj tyre si të dyshuar për krime lufte, raporton Ekonomia Online.
Vesa Broja, asambliste e Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së, në një konferencë për media ka thënë se s’mund të njolloste lufta e pastër e UÇK-së.
“PDK dega në Mitrovicë është e e bindur në luftën e pastër të UÇK-së dhe beson në pafajësinë e presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli”.
“Nuk mund të kalojë pa përmendur lajmin se ende pa u konfirmuar akuza tentohen të njollosen vlerat e UÇK-së. Tendenca të tilla janë të dënueshme”.
Broja më tej ka përmendur siç tha ajo skandalet që e kanë përcjell qeverisjen e Vetëvendosjes në këtë komunë.
“Shpresojmë që bashkëpunimi të jetë reciproke dhe në mbrojtje të interesave të qytetarëve”.
Ajo paraqiti dy propozime që grupi i PDK-së ka bërë në seancë e Kuvendit të mbajtur të enjten.
“Subvencionimi me nga 2000 euro për Sindrom Down Kosova dhe subvencionimi prej 1000 euro për shoqatat e dala nga lufta”.
Ajo foli për papërgjegjësinë e kryetarit Agim Bahtiri në seancën e Kuvendit Komunal.
“Është hera e dytë që nga kryetari tentohet që të kthehet në seance pikën e caktuar në të njëjtin rend dite”.
“Shqetësuese për ne është qasja e kryetarit Bahtiri që përmes arrogancës së tij të hyjë në projekte për veten e tij. Skandali i radhës në historinë e kuvendit është edhe kërcënimi për anëtarët e opozitës”.
Broja i ka bërë thirrje Prokurorisë që te merret me shkeljet e bëra nga kryetari Bahtiri.