PDK në Mitrovicë: Jemi pro hyrjes së Komunës në borxh publik, por me kushte

Prishtinë | 28 Jan 2017 | 13:22 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, vlerëson se duke marrë për bazë faktin që buxheti i komunës si tërësi dhe për investime kapitale në veçanti është i vogël dhe pamundëson realizimin e projekteve të mëdha kapitale, hyrja në kredi të përshtatshme sa i përket normave të ulëta të interesit dhe afatin e gjatë të kthimit të kredisë janë interes i komunës.

PDK thotë se hyrja në kredi për realizimin e projekteve kapitale të cilat mundësojnë zhvillimin ekonomik të komunës në mënyrë specifike përfundimin e infrastrukturës në Zonën e Lirë Ekonomike dhe ngritjen e parkut të agrobizneseve për zhvillimin e bujqësisë, do të ishin veprime të mira të cilat do të kishin mbështetjen e Grupit Parlamentar të PDK-ës.

Grupi Parlamentar i PDK-së, do të mbështesë edhe hyrjen në kredi për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore të cilat do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, me kusht që komuna do t`i plotësonte kushtet e parapara ligjore dhe teknike të cilat rregullojnë çështjen e borxhit publik.

Duke analizuar kushtet ligjore që e rregullojnë çështjen e marrjes së borxhit publik për investime kapitale , rregullat ligjore të përcaktimit të prioriteteve të larta investive dhe rregullat teknike për fushën e investimeve kapitale në kanalizime fekale dhe industriale, GP i PDK-ës deklaron pro hyrjes së komunës në borxh publik, por me kusht që paraprakisht të bëhen ndryshimet teknike dhe të plotësohen kushtet specifike ligjore që rregullojnë këtë lami.

ARSYETIM

1. Bazuar në Ligjin Nr.03/L-175,datë29.12.2009. për Burgjet Publike

– neni 3-Qëllimet e Autorizuara për Huamarrje,

pika 1:Ministria është etniteti i vetëm i autorizuar për të hyrë në(shkaktuar) Borxhe Shtetërore për qëllimet në vijim

– 1.2.Për financimin e projekteve investuese të cilat vlerësohet të jenë synim kombëtarë dhe janë të përfshira në BKK dhe në KASH

-Projektet e propozuara nuk janë të përfshira në BKK dhe nuk janë të planifikuara në KASH)

2. Bazuar në Ligjin Nr.03/L-175,datë29.12.2009. për Burgjet Publike ,neni 30 pika 1,alineja 1.9.Komuna nuk mund të marrë borxh përveç atëherë kur dy vitet e fundit ka marrë opinion të parezervë (pa kualifikuar) nga Zyra e Auditorit të përgjithshëm si pjesë të auditimeve vjetore ligjore të obliguara.

-Në vitin 2014 komuna ka marrë opinion të pakualifikuar me theksim të çështjes, ndërsa në vitin 2015 komuna ka marrë opinion të kualifikuar me theksim të çështjes; bazuar në të dhënat që posedojmë që në vitin 2016 ka pas keq menaxhim edhe më drastik të buxhetit komunal dhe janë krijuar borgje pa mbulesë në mbi 1,100,000.00 €,pritet që opinioni i Auditorit të përgjithshëm për vitin 2016 të jetë ende më i pafavorshëm për komunën)

3. Bazuar në Ligjin Nr.03/L-175,datë29.12.2009. për Borgjet Publike, neni 30,

-pika 3.Qëllimi i borxhit;

-3.2.Borxhi afatgjatë; Komuna mund të marrë borxh afatgjatë;

-3.2.1.për investime kapitale që;

-3.2.1.4.janë të përcaktuara në planin komunal për investime kapitale të miratuar nga kuvendi komunal që planifikon investimet kapitale për një periudhë prej jo më pak se tri vite

-3.2.1.5.ekzistojnë në buxhetin komunal të miratuar nga kuvendi komunal.

-3.2.1.6.janë të përcaktuara në KASH dhe BKK

-Asnjëra nga këto kushte ligjore nuk janë të plotësuara me propozimin aktual.

4. Bazuar në Ligjin Nr.03/L-175,datë29.12.2009. për Borgjet Publike,

– neni 32.Kufizimet e borxhit

– 3.borxhi afatgjatë

– 3.2.Shuma e shërbimit të borxhit që duhet paguar në cilindo vit të një borxhi afatgjatë nuk duhet të tejkaloi dhjetë përqind (10%) të të hyrave të përgjithshme të grumbulluara(me përjashtim të të hyrave që nuk janë rrjedhëse)për vitin fiskal që menjëherë i paraprinë marrjes së borxhit afatgjatë.

As ky kusht nuk mund të plotësohet në kushtet e nivelit aktual të të hyrave komunale.

5. Projektet e propozuara për financim me kreditim pavarësisht që mund të vlerësohen si të dobishme për lokalitetet e propozuara, nuk paraqesin interes më të madh për qytetarët e Mitrovicës se sa ndërtimi i kolektorëve të ujërave të zeza përgjatë lumenjve Ibër, Sitnicë, Lushtë dhe Trepçë.

6. Ndërtimi i kolektorëve të ujërave fekale dhe industriale përgjatë lumenjve Ibër, Sitnicë , Lushtë dhe Trepçë është prioritet shumë më i lartë dhe ka impakt shumë më të madh në mirëqenien e qytetarëve se sa projektet e propozuara. Kostoja e përgjithshme e ndërtimit të këtyre kolektorëve sipas projekteve detale të cilat janë hartuar në kohën e qeverisjes së PDK-ës është :

– Ndërtimi i kolektorëve të ujërave të zeza për dy anët e lumit Sitnica – 5,398,324.40 €

– Ndërtimi i kolektorëve të ujërave të zeza për dy anët e lumit Ibër – 2,496,875.50 €

– Ndërtimi i kolektorëve të ujërave të zeza për dy anët e lumit Lushta – 1,210,343.85 €

– Ndërtimi i kolektorëve të ujërave të zeza për dy anët e lumit Trepça – 995,544.50 €

– Totali 10,101,088.25 €

– Ndërtimi i kolektorit të ujërave industriale përgjatë lumit Sitnica – 964,801.90 €

– Ndërtimi i kolektorit të ujërave industriale përgjatë lumit Trepça – 585,445.00 €

– Totali 1,550,246.90 €

7. Kostoja e ndërtimit në projektet ideore të paraqitur në prezantim nuk është kosto reale por shumëfish e ngritur bazuar në standardet teknike të kësaj lëmije.

8. Ndërtimi i impianteve të vogla për secilin rrjet të kanalizimit të propozuar në projekte rritë koston e ndërtimit dhe shpenzimet e mirëmbajtjes në të ardhmen, duke mos e zgjedhur problemin e ujërave të zeza dhe industriale për tërë qytetin e Mitrovicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme