Partia Demokratike në Drenas i ka bërë thirrje Nismës që të mos mundohet të krijojë imazh të keq rreth procesit zgjedhor në Drenas, por ta pranojë humbjen.
Betim Berisha, nga PDK-ja, në një konferencë shtypi, tha se qytetarët në ktëë raund kanë dalë në numër më të madh në votime dhe kjo po krijon panik te kundërshtari i tyre.
Në një konferencë, gjysmë ore më herët, Mehdi Thaçi, shef i shtabit të Nismës, ka folur për parregullsi dhe presione në Tërstenik, Gllanasellë, Nekofc dhe Dobroshevc.
Por, Berisha i PDK-së tha se asnjë nga këto pohime nuk janë të vërteta. Ai tha se PDK-ja ka nga vetëm një komisioner nëpër vendvotime, derisa partitë e tjera kanë më shumë, pasi janë bërë bashkë.
Madje, ai tha se Nisma ka sjell dhe shumë komisionet nga Malisheva (që konsoderohet s bastion i këtij subjekti të udhëhequr nga Fatmir Limaj).
Kur kanë mbetur më pas se dy orë deri në mbyllje të votimeve, Berisha i porositi “komisionerët nga Drenasi dhe Malisheva” që ta pranojnë humbjen me dinjitet dhe pa panik.