PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Prizren

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 19:03 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mijëra qytetar ishin prezent në sheshin “Shadervan” në takimin përmbyllës të fushatës elektorale të Patisë Demokratike të Kosovës Dega në Prizren.

Pas një fushate intensive dhe tejet të moderuar dhjetë ditore zyrtar të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës ju drejtuan elektoratit, votuesve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prizrenit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës që njëherit është edhe bartës i listës zgjedhore para mijra qytetarëve të mbledhur në sheshin “Shadervan” theksoj se me 11 qershor do të fitoj bindshëm koalicioni i lirisë, koalicioni i dritës, koalicioni i mbrojtjes së Kosovës për ndërtimin e vendit dhe fuqizimit ekonomik të shtetit tonë.

“Fillimi i Ri do të shënoj fitorën më të madhe ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Kjo fitore do të jetësohet me votën e qindra e mijëra qytetarëve anekënd Kosovës, të cilët e duan një fillim të ri për vendin. Prizreni që pa dyshim do e madhështoj këtë fitore”, ka theksuar kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

“Kosova jonë gjendët para vendimeve qenësore që ndërlidhen drejtëpërdrejt me përmbylljen e procesit të shtet – ndërtimit. Katër vitet e ardhshme janë vite të vendimeve të mëdha dhe të rëndësishme për të ardhmen euro-atlantike të Republkiës së Kosovës. Nuk duhet të presim nga të tjerët që të marrin vendime për ne. Kosovës i duhet një Fillim i Ri për të avancuar agjendën shtet – ndërtuese dhe integruese për të ardhem e fëmijeve tanë”, tha Kadri Veseli.

Sipas Veseli, plaforma politike e PDK-së e cila udhëhiqet nga parimet e Fillimit të Ri ofron vizionin tonë për Republikën e Kosovës jo vetëm për katër vitet e ardhshme, por edhe për një periudhë më afatgjatë, që ndërlidhet me të ardhemn euroatlantike të vendit tonë.

“Këto zgjedhje, ndër të tjera, ofrojnë mundësi pa dallime për të gjithë. Koha është për vendime të mëdha dhe serioze për të ardhem euro-atlantike të Republikës së Kosovës. Me vendosmërinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me mbështetjen e tyre ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, Republika jonë do të dalë nga këto zgjedhje nacionale me një Fillim të Ri, me besim drejt së ardhmes”, ka thënë në përundim të fjalimi të tij kryetari i PDK-së Kadri Veseli.

 

Të ngjashme