Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, pritet që të dielen ta nominojë zyrtarisht për Kryeministër të Kosovës, kreun e këtij subjekti Kadri Veselin.
Kështu kanë bërë të ditur nga Partia Demokratike, ndërsa ky nominim është paraparë të bëhet me një konventë, ceremoni e organizuar në sallën ”1 Tetori” në Prishtinë.
”Ndërtojmë të ardhmen, për ty dhe shtetin”, është mesazhi i PDK-së që vazhdimisht shfaq në këtë fushatë në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Në këtë konventë pritet që të prezantohen edhe kandidatët për deputetë nga radhët e këtij subjekti që në platformë ka luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit.