PDK e shqetësuar me bastisjet e Speciales, kjo përndjekje duhet të ndalet

Prishtinë | 09 Mar 2024 | 12:44 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se si parti janë të shqetësuar për bastisjet nga Dhomat Specializuara, me ç’rast të premten iu konfiskua telefoni nënkryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku. 

Gruda në një konferencë për media këto bastisje i quajti spektakël duke shtuar se kjo fushatë e përndjekjes duhet të ndalohet, raporton Ekonomia Online.

“PDK shpreh shqetësimin e saj lidhur me fushatën e re të ndalimit dhe bastisje nga Dhomat e Specializuara. Kjo fushatë e përndjekjes shpërfaq dështimin e Dhomave të Specializuara”, tha ai. 

 “PDK kërkon që të ndalin këtë fushatë të përndjekjes dhe t’i kthehen mandatit ligjor që iu ka dhënë Kuvendi i Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Gjykata Speciale është aktivizuar këtë javë ku kreu bastisje në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së, Sylejman Selimi, kontaktoi ish-zëvendës kryeministrin Hajredin Kuçi dhe ia konfiskoi telefonin ish-komandantin të UÇK-së, Sami Lushtaku.

Të ngjashme