Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme.
Sipas njoftimit, përfaqësuesit e kësaj partie do t’u drejtohen mediave nga ora 11:00.
Konferenca do të mbahet në Kuvendin e Kosovës dhe nuk dihet arsyeja.
Kujtojmë se partia e Bedri Hamzës ka paralajmëruar se do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm për të vepruar pas aktgjykimit dënues të katërshes së UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.
Për këtë çështje, shefi i PDK-së ka zhvilluar takime edhe me krerët e partive tjera.