PE diskuton për negociatat me Shqipërinë

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Evropian po diskuton sot në lidhje me progresin e bërë nga Shqipëria për procesin e integrimit.

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos prezantoi draft-raportin për Shqipërinë, duke evidentuar se vendi ynë ka punuar shumë për të plotësuar kushtet e vendosura nga BE, por është ende prapa në procesin e çeljes së negociatave.

Santos thotë se Shqipëria duhet të vijojë në plotësimin e të gjitha kushteve të vendosura më parë duke përfshirë përfundimin e Reformës në Drejtësi, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, luftën kundër korrupsionit, si dhe përfshirjen e shoqërisë civile në proceset politike, raporton Tv Klan.

Gjithashtu ajo shprehu shqetësimin për polarizimin e jetës politike në vend, ndërsa kërkoi nga palët që t’i përmbahen marrëveshjes për Reformën Zgjedhore të 5 Qershorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme