Peci publikon fotografi nga fshati Zhazhë: Tokat e të parëve tanë po e ndjejnë lavrën e përgadisin mbjelljet stinore

Prishtinë | 17 Mar 2024 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri i bujqësisë, Faton Peci ka postuar një fotografi nga fshati Zhazhë.

Ai ka bërë me dije se një tokë e cila afër 50 vite ishte djerrinë e sot po përgaditet për mbjelljet stinore.

Postimi i plotë:
“Përshëndetje nga fshati Zhazhë!
🍀Për rreth 50 vite kjo tokë ka qenë djerrinë e sot tokat e të parëve tanë po ndjejnë lavrën e po përgaditen për mbjelljet stinore.
🌱Le t’i kthehemi tokës së të parëve, ta duam atë sepse frytet e saj janë pasuri mbi pasuritë.
🌾Le të mos mbetet asnjë pëllëmbë toke papunuar sepse një tokë e papunuar është një tokë e pavlerësuar”.

Të ngjashme