Peci viziton fermerin në Fushë-Kosovë: Të rinjtë si Haxhiu i ofrojnë qëndrueshmëri sektorit të bujqësisë

Prishtinë | 16 Mar 2024 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka zgjedhur që këtë të shtune të bëjë një vizitë tek fermeri Haxhi Krasniqi në fshatin Bardh të vogël në komunën e Fushë-Kosovës.

Ministri i Bujqësisë, ka thënë se pavarësisht punës së madhe që e bën fermeri është hera e parë që vizitohet nga institucionet, qoftë ato lokale apo qëndrore, raporton Ekonomia Online.

Peci, ka shtuar se të riut si Krasniqi, i ofrojnë qëndrueshmëri sektorit të bujqësisë.

Postimi i plotë i ministrit:

📍Në fshatin Bardh të Vogël në Komunën e Fushë Kosovës së bashku me zv. Ministrin Blerim Gashani takuam fermerin Haxhi Krasniqi, një djalë i vyer e puntor.

👨‍🌾Ai kultivon 50 hektar me drithëra🌾 dhe mbarështon deri në 70 krerë 🐄lopë e viça. Pa marrë parasysh këtë, përkundër punës voluminoze, ai shprehet se është hera e parë që e viziton dikush nga institucionet qoftë ato lokale e ato qëndrore.

👨‍🌾Të rinjtë si Haxhiu i ofrojnë qëndrueshmëri sektorit të bujqësisë, si një veprimtari e rëndësishme në hallkën e zhvillimit ekonomik të vendit.

📃Si rezultat i thjeshtëzimit të procedurave ai për herë të parë ka qenë përfitues i subvencioneve para dy viteteve.

☀️Edhe Haxhiu do të aplikojë në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2024, i cili tashmë është i hapur për aplikim përmes drejtorive bujqësore në komunat përkatëse.

Të ngjashme