Pedro do t’i bashkohet klubit të njohur italian

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi spanjoll pritet të transferohet në Romë si transfer i lirë gjatë kësaj vere, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin italian

Pedro Rodriguez do të largohet nga Chelsea në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi spanjoll do të jetë lojtar i lirë gjatë kësaj vere pasi do t’i skadojë kontrata me “Blues”.

Klubi anglez nuk e ka shprehur dëshirën për t’ia vazhduar kontratën ish-futbollistit të Barcelonës, i cili do të largohet gjithsesi nga “Stamford Bridge”.

Dhe, sipas mediave italiane, ish-përfaqësuesi spanjoll do të përfundojë në Romë.

Madje, thuhet se Pedro do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin italian.

Pedro nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në ekipin e Frank Lampardit këtë sezon. /Gazeta Express/

Të ngjashme