Peja dhe Beroes takohen sot në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike

Prishtinë | 28 Pri 2023 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i Pejës në basketboll, sot e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme.

“Shqiponjat” do të luajnë në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike përballë nikoqirit të kësaj gare dy ditore, Beroes.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 19:15 në palestrën sportive “Obshtinska” në Bullgari.

Pejanët kanë triumfuar në dy beteja me bullgarët, ndërsa synojnë të fitojnë edhe për herën e tretë për të kaluar në finale.

Peja kishte përfunduar në vendin e dytë me 22 pikë në garat e rregullta me 10 fitore e 2 humbje.

Të ngjashme