Pejani e shantazhon të dashurën dhe i shkakton lëndime me mjet të mprehtë në trup

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka shantazhuar të dashurën.

Rastyi ka ndodhur mesditën e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas viktimës, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime në disa pjesë të trupit, me mjet të mprejtë. Për këtë, viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor.

Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon mobil, për të cilin viktima ka deklaruar se është i saj.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pejë, 07.11.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak  të dyshimit se e kishte shantazhuar viktimën femër kosovare, me të cilën kishte qenë në lidhje. Sipas viktimës i dyshuari me një mjet të mprehtë , asaj  i kishte shkaktuar lëndime në disa pjesë të trupit  dhe viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular për të cilin viktima ka deklaruar se është i saj dhe nuk ja kishte kthyer i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme