PEN synon fuqizimin e qytetarisë aktive – Abbott: Të rinjtë në Kosovë duhet të vendosin për jetën e tyre

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 21:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Gjilan është promovuar metodologjia inovative e të mësuarit përmes filmave, dokumentareve dhe aktiviteteve, për nxitjen e aftësive të menduarit kritik tek të rinjtë, raporton Ekonomia Online.

Ngjarja “One World in Schools” (OWIS) është organizuar nga Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), me synim fuqizimin e qytetarisë aktive.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, i cili tha se kjo metodë është e efektshme, pasi u ndihmon të rinjve që të emancipohen dhe të vendosin për jetën që ata duan të jetojnë.

“Ne kemi një vizion edhe për të tjerët dhe kemi qenë të përfshirë edhe në Kosovë, nga fillimi kur është bërë e pavarur ku njerëzit kishin mundësi të vendosnin vet për jetën që duan ta kenë. Ne besojmë fuqishëm sepse të rinjtë kanë mundësi të zgjedhin jetën që ata dëshirojnë”.

Bujar Fejzullahu, drejtor Ekzekutiv i organizatës PEN, tha se ky projekt synon vetëdijesimin e të rinjve.

“Jetësimi i këtij projekti nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e qeverisë britanike dhe popullit britanik. Jemi për të rinjtë e Kosovës që janë shpresa e këtij vendi e ku buron e ardhmja. Jeni ju ata të cilët jeni udhërrëfyesit për një të ardhme më të mirë, ky projekt synon të rris vetëdijen tek të rinjtë. Ky projekt tregon për punën e pa lodhshme të organizatës sonë, si në këtë projekt ju keni treguar dhe keni arritur sukses të adresoni dhe të ofroni zgjidhje të problemeve që ka vendi ynë”.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Kadri Hyseini, tha se kjo komunë është shembull për një shoqëri multietnike.

“Po shoh rini dhe kjo është e vërtet se në Gjilan jetojnë një shoqëri multietnike dhe të gjithë janë të barabartë”.

Në anën tjetër, Ramadan Berisha, udhëheqës i Zyrës së People in Need (PIN) në Kosovë, tha se mësimdhënia përmes filmave rrit ndërgjegjësim te të rinjtë.

“Kjo ngjarje është rezultat i një pjesë të projektit, ajo pjesa ku përmes këtij projekti ka synim t’i përgjigjet përparësive të rinjve”.

Ky event është organizuar në kuadër të projektit Fuqizimi i Zërave Lokalë për Zhvillim të Barabartë (ALVED), projekt ky që financohet nga qeveria britanike përmes Fondit për Siguri, Stabilitet dhe Konflikte (CSSF).

May be an image of 1 person, standing, outdoors and text that says 'pen t'
May be an image of 1 person, standing and outdoors
May be an image of 1 person
May be an image of 1 person and standing
May be an image of one or more people and indoor
May be an image of one or more people, phone and outdoors

Të ngjashme