Pence shkon në Podgoricë bashkë me gruan

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 15:19 | Nga

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence do të arrijë në Mal të Zi më 2 gusht bashkë me gruan e tij Karen, e cila ka përgatitur një program të veçantë.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Karen Pence gjatë qëndrimit në këtë vend do të vizitojë një biznes të bletarisë.

Ndërkaq, bashkëshorti i saj, Mike Pence, zëvendësi i Donald Trumpit udhëton për në Podgoricë dpër të marrë pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut, transmeton Klan Kosova.

Maqedonia së bashku me Malin e Zi do të jenë nikoqirë të këtij takimi të rëndësishëm, i cili do të mbahet në Podgoricë.

Pence është zyrtari më i lartë i adminsitratës së presidentit Trump që viziton Ballkanin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme