Sulmuesi italian, Antonio Cassano ka paralajmëruar pensionimin e tij nga futbolli vetëm pak ditë pasi që filloi stërvitjen me Virtus Entella.
“Ka ardhur dita, dita kur ti vendosë se njëmend ka përfunduar. Falënderojë presidentin, Gozzi dhe Entellan për mundësinë që ma dhanë mua. U urojë atyre gjithë të mirat”, ka deklaruar Cassano.
Ai ka thënë se e ka kuptuar që nuk mund të vazhdojë më në këtë sport, raporton Footballitalia, përcjell Klan Kosova.
“Pas stërvitjeve të fundit e kam kuptuar që nuk kam më nerva të stërvisë rregullisht”, ka shtuar italiani.
Kjo është hera e dytë që Cassano paralajmëron largimin përfundimtarë nga futbolli, por që kësaj radhe ka thënë se e ka përnjëmend.