Për 24 orë 5 të vdekur dhe 342 raste pozitive me Covid-19

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 15:21 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndeti Publik (IKShPK), Naser Ramadani, tha se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1 926 mostra prej të cilëve rezultojnë 342 raste pozitive me Covid-19, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë të përbashkët për medie me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, shtoi se pesë pacientë kanë vdekur si pasojë e Coronavirusit, kurse janë shëruar 235 të tjerë.

“Situata epidiologjike ka shënuar rritje të lehtë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.926  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 342 raste pozitive”.

“5 raste të vdekjes, 1 rast Deçan,1 rast Gjilan, 1 rast Mitrovicë dhe 1 në Zveçan. Janë shëruar 235 pacientë”.

“Tri raste pozitive me variantin e ri. Po hulumtohen kontaktet e tyre. Rastet janë shëruar dhe nuk kanë asnjë problem. Këto raste kanë qenë të hulumtuar gjatë janarit”.

Ramadani ka apeluar për kujdes të shtuar dhe zbatimin e masave sidomos në tubimet politike, raporton EO.

“IKShP-ja apelon për respektim të masave të pandemisë”.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se në spitalet në vend po trajtohen 535 pacientë me Covid-19, ku prej tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Dy javët e fundit kemi  një ngritje të lehtë të të shtirëve në spitalet tona”.

“…aktualisht kemi 535 pacientë ku prej tyre 3 janë në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Numri total i rasteve pozitive është 59 646 raste nga 229 408 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 487 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 235 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51 948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 211.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 85 raste, Prizren 41 raste, Mitrovicë 34 raste, Podujevë 30 raste, Suharekë 29 raste, Ferizaj 18 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Klinë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Shtime 6 raste, Deçan 5 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 4 raste, Dragash 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Obiliq, Rahovec dhe Viti.

Të ngjashme