Për 24 orë 96 aksidente, 1 me fatalitet

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Vetëm gjatë ditës së djeshme në territorin e Kosovës kanë ndodhur 96 aksidente.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se njëri nga aksidentet ishte me fatalitet, 33 ishin me persona të lënduar, kurse në 63 aksidente tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Policia po ashtu ka shqiptuar edhe 1 mijë e 287 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar edhe 42 persona, 19 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje kurse 1 në vuajtje të dënimit.

Të ngjashme