230 raste janë paraqitur brenda 24 orëve në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Nga këto në dhomën e kujdesit të avancuar mjekësor janë trajtuar 55 raste, po ashtu edhe 55 raste tek dhoma kirurgjike, 74 tek dhoma internistike dhe 51 tek dhoma ortopedike në emergjencë.
Emergjenca po ashtu ka trajtuar 13 raste të aksidenteve në komunikacion.
Nga klinika emergjente për trajtim të mëtejmë në klinikat e tjera janë bartur 24 pacientë.