Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Dritës dhe Llapit.
Drita është në garë për titullin e kampionit, ndërsa në anën tjetër Llapi po lufton për mbijetesë në elitë.
Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se, pavarësisht rëndësisë së madhe të këtij takimi për sigurimin e mbijetesës, trajneri Tahir Batatina ka vendosur të paraqitet me disa lojtarë rezervë në këtë përballje.
