Për kufizimin e pasojave ekonomike të Covid-19, BE-ja i akordoi Shqipërisë 180 milionë euro

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian akordoi 180 milionë euro për Shqipërinë për të kufizuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Lugi Soreca është shprehur se, “me dorëzimin e 180 milionë eurove ndihmë makro-financiare Shqipërisë, ndihmojmë vendin për të kufizuar pasojat ekonomike të COVID-19”.

“Bashkimi Evropian tregon edhe një herë solidaritetin e tij me rajonin në një kohë të një krize të paparë”, ka theksuar ambasadori Soreca, njofton Atsh.

Të ngjashme