Për nderë të Ditës së Kushtetutës, YIHR shpërndanë 120 kopje të Kushtetutës për 120 deputetët

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 13:20 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të ditës së Kushtetutës, të hënën është mbajtur një aksion simbolik nga “Youth Initiative for Human Rights – Kosovo” (YIHR KS), me ç’rast janë shpërndarë 120 kopje të Kushtetutës së Kosovës për 120 deputetë, raporton Ekonomia Online.

Aktivistja e YIHR, Ernesta Syla, në një adresim për media tha se ky veprim i tyre është një kërkesë për llogaridhënie ndaj institucioneve, të cilat i konsideroi si shkelës të Kushtetutës.

“Aktivizimi ynë nuk është thjesht simbolik, është një thirrje për veprim, një kërkesë për llogaridhënie, dhe një deklarate e përkushtimit tonë të palëkundur për drejtësi dhe barazi. Sot jemi mbledh para Kuvendit të Kosovës dhe me veti kemi sjellë 120 kopje të Kushtetutës së Kosovës për 120 deputete e deputetë. Ndonëse qëndrojmë këtu, ne nuk mund të injorojmë realitetet e zymta me te cilat përballet shoqëria ynë.

Diskriminimi, margjinalizimi dhe padrejtësitë sistematike vazhdojnë të jenë prevalente duke cenuar mirëqenien, dinjitetin dhe të drejtat e grupeve më të margjinalizuara të shoqërisë. Femicidi po vazhdon, dhuna në baza gjinore dhe seksuale po vazhdon, homofobia po vazhdon, padrejtësitë e panumërta janë përreth nesh, dhe shteti ynë po hesht, institucionet tona bashke me ata në krye po heshtin. Kushtetuta ynë po injorohet, përkundër faktit që qartë liston vlerat dhe të drejtat e secilit”, tha Syla.

Të ngjashme