Për nxënësit me aftësi të veçanta në Shqipëri, 700 mësues të posaçëm

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 09:53 | Nga

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë , Lindita Nikolla në takimin me prindër e nxënës në Vlorë, ku janë shpërndarë falas paketat e librave, theksoi se ky vit i ri shkollor në Shqipëri nis me një risi tjetër, me kujdes të shtuar e vëmendje të posaçme për nxënësit me aftësi të kufizuara.

“Çdo nxënës do të ketë mësues të posaçëm që do të vendosë të gjitha dijet e tij në shërbim të tyre, një shërbim që deri më tani ka qenë jo vetëm i munguar, por nuk ka pasur as edhe një politikë të vetme për ta ofruar atë”, theksoi Nikolla.

Ministrja e Arsimit vuri në dukje se janë 700 mësues për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe qeveria ka ambicien për më shumë në mënyrë që çdo fëmijë të asistohet nga mësues-ndihmës që ofrojnë shërbim, madje një shërbim cilësor. Për këtë arsye, tha ministrja, mësuesit janë trajnuar nga universitetet dhe partnerët ndërkombëtarë.

Nikolla vuri në dukje se arsimi ka shumë problematika dhe shumë mbetet ende për t’u bërë, mirëpo të paktën këtë vit, janë zgjidhur disa prej tyre, e të tjerë do të zgjidhen hap pas hapi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme