30 protestues të opozitës janë arrestuar nga policia dhe mbi 30 të tjerë janë shoqëruar pas tubimit të dhunshëm mbrëmjen e djeshme në Tiranë, që zgjati tre orë, raporton gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku.
Protesta e djeshme që ishte e shtata kombëtare e opozitës, nisi me fjalimin e Bashës tek Kryeministria ku militantët hodhën breshëri kapsollash ndaj policisë, ndërsa situata më pas agravoi te parlamenti.
Protestuesit shkulën gardhet metalikë dhe goditën policët në vazhdimësi me mjete të forta shpërthyese. Nga dhuna e ushtruar, 10 efektivë edhe 3 protestues mbetën të plagosur nga shpërthimi i mjeteve piroteknike.
Të gjitha përfaqësitë ndërkombëtare dënuan dhunën, ndërsa në protestën e radhës ditën e shtunë në datë 8 qershor, situata mund të përshkallëzohet akoma më shumë pas paralajmërimit të opozitës së koha e fjalëve mbaroi.