Për shtatë muaj 72 aborte në QKUK

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 10:23 | Nga

72 abortime kanë ndodhur në Klinikën Gjinekologjike në QKUK për 7 muaj të këtij viti. Këto janë shifra të vetëm kësaj klinike.

E mjekët në këtë qendër prapa kamerave pohojnë që numër të madh të aborteve ka në klinika private, për arsye të ndryshme.

Ani pse statistika nga këto klinika private nuk ka, Jakup Ismaili, mjek në Klinikën e Gjinekologjisë për Gazetën Tribuna ka thënë se për dallim nga vitet paraprake, këtë vit ka më pak raste të abortit.

E sipas mjek Ismailit abortet ndodhin si pasojë e shkaqeve ekonomike dhe nuk ka dallime në shifra sa i përket rajoneve.

Edhe pse sipas ligjit çdo femër mbi moshën 18 vjeçare ka të drejtë të vendos mbi ndërprerjen e shtatzënisë, gjinekologët vlerësojnë se një veprim i tillë është vrasje.

Lidhur me këtë flet edhe sociologu Leutrim Sahiti, i cili thotë se numri i aborteve nuk është i saktë sepse shumica e tyre ndodhin në klinika private.

Sociologët vlerësojnë se gratë që abortojnë shpeshherë si pasojë e një veprimi të tillë, mund të jenë të diskriminuara

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme